Aplikacion
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë 131 milionë lekë fonde për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Partia Socialiste do të marrë 65 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike 44 milionë lekë.
Partia e Lirisë do të marrë 9 milionë lekë, kurse Partia Socialdemokrate dhe Partia Republikane përkatësisht 3 milionë lekë dhe 2 milionë lekë.
Sipas vendimit të KQZ, fondet janë ndarë sipas përfaqësimit parlamentar të partive në vend.
1. Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2.Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5.Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9.Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
10. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375
11. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
TOTALI 131.201.816
