Aplikacion
Ajo që supozohej të ishte një darkë iftari, e mbajtur në prag periudhe zgjedhore, në fakt ka bërë bashkë zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe një të arrestuar për abuzim seksual me të mitur.
Arsjan Aliaj, i arrestuar një vit e gjysmë më parë shfaqet krah për krah me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Aliaj, i cili e cilëson si “kënaqësi” pjesëmarrjen në këtë darkë me përfaqësuesen e qeverisë.

Arsjan Aliaj u vu në pranga pasi u filmua gjatë një kamere të fshehtë duke i kërkuar marrëdhënie seksuale një 14-vjeçareje. Aliaj këmbëngulte që takimin me të ta kryente në banesën e motrës së tij për të cilën kishte çelësat dhe e cilësonte tejet romantike.
Përveç të tjeras, 37-vjeçari i prezantuar si 25 vjeç i kërkonte të miturës të mos tregonte për marrëdhënien e tyre. Takimi në kryeqytet u finalizua me prangosjen në flagrancë të pedofilit, që udhëtoi nga Fieri për një takim “romantik” me të miturën.
Në vrullin e organizimeve të shumta parazgjedhore të qeverisë Rama duket se filtrimi i të ftuarve në evente që s’kanë të ndalur është i vështirë për t’u mundësuar./ Zoom.al