Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë seancës plenare në Kuvend, i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që, sipas tij, t’i përcjellin kryeministrit Edi Rama mesazhin që të qëndrojë në zyrë më 24 janar dhe të mos shmangë përballjen me protestuesit.
Berisha kundërshtoi ashpër çdo tentativë për ta krahasuar veten me Ramën, duke theksuar se një krahasim i tillë është i pavend dhe, sipas tij, shërben vetëm për ta favorizuar politikisht kryeministrin.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën për përfshirje në afera të rënda dhe për përdorim të pushtetit në dëm të ligjit dhe konkurrencës së ndershme, duke përmendur çështje që lidhen me AKSHI-n dhe marrëdhëniet politike në rajon.
Në fund, Berisha përsëriti thirrjen e tij, duke theksuar se më 24 janar Rama duhet të qëndrojë në zyrë dhe të përballet me qytetarët, ndërsa u bëri thirrje edhe deputetëve socialistë që të jenë të pranishëm dhe të përballen me reagimin publik.
“Nuk ka gjë më të pakrahasueshme dhe në një mënyrë apo një tjetër, mbështetje të padëshiruar ndaj Edi Ramës, duke patur parasysh pozicionin tuaj, se të krahasosh Edi Ramën me Sali Berishën.
Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë.
Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë.
Mos krahaso të pakrahasueshëm.
Merr faktin që deklaron se, unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës, për faktin e vetëm se ia nuk u bindet urdhërave të Vuçiçit.
Si mund të bësh një krahasim të tillë, si mund të bësh në një kohë që po krahasoje, i gjithë krahu i tyre po të shihte me ilaritet, me ngazëllim, sepse e kuptonin se kjo ndihmonte Ramaduron e tyre.
Se këta nuk është se nuk e ndjenjë barrën e tij, sepse kur shkojnë në shtëpi i presin dhe u thonë, çfarë bëtë ju për Lubi Ballukun, na e nxitë fytyrën.
Edhe këta kanë në dorë. Kanë dorë vetë, prandaj edhe e mbrojnë.
Ai shpjegimi që u dhash mediave, po unë nuk i mohoj veprimet e mia. Është e vërtetë paraardhësi im Fatos Nano e kishte ofruar ishullin e Sazanit dhe unë vazhdova po të njëjtën gjë.
Dhe në fakt Silvio bëri një projekt të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, mirëpo erdhi kriza financiare e viteve 2008-2009 e bllokoi dhe unë nuk mund të mos them që ajo nuk ka ndodhur.
Ka ndodhur, por ka ndodhur absolutisht jo për influenca politike, por ka ndodhur për të tërhequr biznesin ndërkombëtar.
Por kjo nuk ka lidhje sepse e lehtëson Edi Ramën, lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thoni, po je burrë qëndro në zyrë.
I thoni rrini në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të”, tha Berisha./ Zoom.al