Aplikacion
Sali Berisha ka zbuluar se i ka lënë një shënim drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pas daljes nga SPAK-u.
Kreu i PD-së u shpreh se “Dumanit të Ramës, i lashë një shënim”, duke shtuar se “mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar”.
Berisha theksoi se Ramës çdo ditë i shkojnë sms nga ish-agjenti i FBI-së, i cili sipas tij, i dërgon SMS nga qelia ku i shkruan “unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove”.
“Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar.
Krim ndërkombëtar! Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.
Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës.
Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove.
Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë”, tha Berisha.