zoom

Lajme

Berisha nga foltorja: Palloshi i Belindës i jep kësaj seance nuanca…

Berisha nga foltorja: Palloshi i Belindës i jep kësaj seance nuanca…

Teksa në foltore fliste kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama e dëgjonte, ndërsa zëvendësja e tij, Belina Balluku shfrytëzonte kohën për të parë telefonin e saj.

Rama ka qëndruar i heshtur, me njërën dorë të mbështetur në fytyrë, ndërkohë që Balluku shikonte celularin.

Por në një moment, shihet Balluku teksa i flet Ramës, ndërsa ky i fundit bën një buzëqeshje ironike.

Pjesë nga fjala e Berishës: Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh. Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?.

Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimimin e Kryeministrisë për masën e GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj.

Postime të lidhura