Aplikacion
Në një konferencë, Berisha e quajti natën e djeshme një natë të errët për shqiptarët sepse trafikantët festuan kur panë në qeli Salianjin.
“U burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër, nga dhënia e verdiktit antikushtetues, anti ligjor të gjykatës së kontrolluar full e krye nga Edi Rama. Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut, vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafaj, të lidhur me Edi Ramën. Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët, të cilët besojnë te e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmërinë, që konsiderojnë trafiqet e drogës dhe trafiqet kriminale.
Ishte natë festë për vëllazërinë Xhafaj e Bajra, ata panë të gozhduar, panë në pranga, në qeli, të riun guximtar, deputetin guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafa jo vetëm ishte i dënuar në Itali, jo vetëm se fshihej në Vlorë, i mbrojtur nga vllaçkua i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit. Ervin Salianji, u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm, se vllazëria Xhafaj vazhdonin trafiqet nga qarku dhe porti i Vlorës. Pushteti i drogës dhe krimit të Edi Ramës, pasi zëvendësoi Sajmir Tahirin dhe Habilajt e tij, u dha kartablankën vëllazërisë Xhafa, e cila përveç trafiqeve, dominonte me Olsin lojërat e fatit. PD do t’i përgjigjet këtij akti luftë”, u shpreh Berisha.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia