zoom

Politikë

Berisha: Çdo kandidat që ka dyshime, mund të kërkojë rinumërim të votave

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka folur rreth procesit të zgjedhjes së 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Berisha tha se të gjithë ata që kanë mbetur jashtë këtij Këshilli dhe kanë dyshime, mund të kërkojnë rinumërim të votave.

Berisha: Kjo mendoj unë përmbush një zotim të një rëndësie themelore jo vetm për PD por për shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumë mujor është votuar apo kanë garuar qindra e qindra kandidatura, në mënyrë absolute asnjë prej tyre i sugjeruar, i përzgjedhur Apo të themi i emëruar nga instancat e epërme. Që të gjitha pa parjashtim kanë qënë propozime të anetarësisë, kane garuar sic përcakton statute. Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike po u arkivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci. Janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfaqëues të shkëlqyer të demokratëve.

Si kurrë më parë në historinë e forcave politike, në 8 degë të PD kanë fituar 8 zonja të nderuara, duke garuar me rivalët e tyre.

Në rast se kthehemi bashkë në fillimet e kërij revolucioni, ju do të gjeni zotimin tonë se cdo njëri do të ketë të drejtë të verifikojë votën e tij. Tre ditë më parë midis 460 anëtarëve, u votuan 150 prej tyre dhe u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar. Risia ishte e madhe. Gratë dhe të rinjtë janë 50 % e këtij këshilli. U zgjodhën më të mirët, ndër më të mirët por mbetën edhe shumë të tjerë pa hyrë. Ata që të gjithë për kontributin e tyre në PD, vlerat që mbajnë mbeten pa dyshim bashkëpunëtor të cmuar, aktivistë të cmuar. Eshtë e pashmangshme që të mos ketë hatërmbetje dhe zemër thyer. Ajo që unë i them cdo njerit prej tyre, qofte edhe dyshimin më të vogël të kenë, lë të nderojnë veten dhe PD duke kërkuar rinumërim votë për votë të kandidaturës së tij.