zoom

Të gjitha

Bëri 42 operacione, Rodrigo Alves nuk ndalet “Dua të bëhem grua dhe të kem fëmijë”

Kur jemi fëmijë na pëlqen që të identifikohemi nëpërmjet lodrave tona të preferuara apo personazheve të dashur të filmave vizatimorë. Përpiqemi t’i imitojmë sadopak në jetën e përditshme,por për 38-vjeçarin Rodrigo Alves, dëshira për t’i ngjarë Ken-it , të dashurit të kukullës mitike Barbie u kthye një qëllim më vete. Një qëllim që kaloi çdo pritshmëri të mundshme, aq sa ai ka përfunduar në rekordet Guiness. Ai ka kryer plot 42 ndërhyrje estetike për t’i ngjarë princit të preferuar të të gjitha kohërave. Kjo dëshirë thuajse ‘’e sëmurë’’ i ka kushtuar djaloshit braziliano-anglez plot 400.000 euro.

Por, duket se mania e ndryshimeve nuk ka mbaruar akoma, pasi Rodrigo Alves, tani i vetëquajtur Jessica, ka nisur trajtimet për ndryshimin e gjinisë. I ftuar në emisionin britanik “The morning”, ndër të tjera shpjegoi “Unë ende nuk kam organe femërore, por ndihem më grua se çdo grua tjetër. Prioriteti im është vetvetja.

Më duhen ende dy ose tre operacione të tjera për të përfunduar këtë gjë dhe do e mbyll me kaq me operacionet plastike. Dëshirat dhe ndjenjat e mia duhet të respektohen. Çfarë dua për të ardhmen? Do të doja të bëhesha nënë dhe të kisha një fëmijë. E imagjinoj veten që tani duke u kujdesur për duke u kujdesur për këtë të voglin dhe duke qenë me dikë që më do për të.”/Zoom.al/