zoom

Aktualitet

Bashkitë në gatishmëri, reshjet mund të jenë intensive dhe problematike

Bashkitë në gatishmëri, reshjet mund të jenë intensive dhe problematike

Sipas të dhënave meteorologjike nga IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe gjatë ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit, të cilat në disa zona mund të jenë intensive dhe të shoqëruara me stuhi.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apelon tek strukturat e saj dhe institucionet përgjegjëse në të gjithë vendin për të rritur vigjilencën dhe përgatitjen, duke marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese.

Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, bashkitë që ndodhen në zonat më të rrezikuara duhet të jenë në gatishmëri të plotë operacionale dhe të ndjekin nga afër zhvillimet në terren.

Prefekturat duhet të përcjellin informacionin e përditësuar tek bashkitë dhe të raportojnë menjëherë çdo situatë të emergjencës pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile./ Zoom.al

Postime të lidhura