zoom

Lajme

Bardhi përplaset me Ibrahimajn: Mbyll gojën, e korrptuar! Jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit

Bardhi përplaset me Ibrahimajn: Mbyll gojën, e korrptuar! Jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u përplas me ministren Delina Ibrahimaj.

Gazment Bardhi, ndërhyri gjatë diskutimit duke iu drejtuar ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, që të mos ndërpriste fjalën e koleges së tij, Jorida Tabaku.

Situata u përshkallëzua dhe Bardhi përdori tone të ashpra, duke kërkuar nga ministrja të japë llogari për pasuritë e saj dhe duke e quajtur të korruptuar, ndërsa Ibrahimaj reagoi menjëherë duke kundërshtuar deklaratat e tij.

Në përpjekje për të qetësuar situatën, drejtuesja e seancës, Klodiana Spahiu, ndërhyri duke i tërhequr vëmendjen deputetit të opozitës dhe duke i kërkuar të respektojë rregullat e diskutimit në sallë.

Pjesë nga debati-

Bardhi: Mbyll gojën, se nuk të ndërpreu kush. Po flet kolegia. Dil e jep llogari aty për pasuritë. E korruptuar. Dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit tënd. Dil jep llogari. E korruptuar!

Ibrahimaj: Mos guxo!

Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen z.Bardhi. Ju lutem uluni. Ju tërheq vëmendjen./ Zoom.al

Postime të lidhura