zoom

Ekonomi

Tabaku kundërshton ligjin për portet turistike: Dëmton konkurrencën

Tabaku kundërshton ligjin për portet turistike: Dëmton konkurrencën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur qëndrimin e saj kundërshtues ndaj projektligjit për portet turistike gjatë një seance plenare në Kuvend.

Sipas saj, kjo nismë nuk duhet parë thjesht si një ndryshim teknik, por si pjesë e një modeli vendimmarrjeje që, në thelb, zëvendëson konkurrencën me përjashtime dhe interesin publik me favore të përqendruara.

Në fjalën e saj, Tabaku argumentoi se problemi nuk qëndron vetëm te përmbajtja e dispozitave ligjore, por te filozofia mbi të cilën ndërtohet ky sistem.

Ajo theksoi se projektligji është vazhdim i një sërë iniciativash që, sipas opozitës, kanë krijuar avantazhe për grupe të caktuara interesi.

“Nuk mund të flitet për integrim europian ndërkohë që ndërtohen mekanizma që përjashtojnë konkurrencën dhe përqendrojnë vendimmarrjen”, deklaroi Tabaku./ Zoom.al

Postime të lidhura