zoom

Sport

Barcelona kërkon një gjerman për pankinën?

Diçka mes Barcelonës dhe Ksavi Hernandezit papritur është krisur. Pas titullit kampion të fituar sezonin e kaluar, te katalanasit papritur mbizotëron një rënie rendimenti, më saktë një mungesë dëshire nga ana e skuadrës për të vazhduar së punuar e përmirësuari, në mënyrë që fitoret tashmë t’i transferojnë nga Spanja edhe në Europë.

Por nëse vjet euforia ishte krejt tjetër, sivjet duket sikur lojtarët nuk po e ndjekin më Ksavin. Më konkretisht, sipas asaj që raporton gjermania “Sport.de”, drejtori sportiv, Deko, nuk e pëlqen aspak faktin e mungesës së autoritetit nga ana e Ksavit dhe pikërisht kjo sjellje e butë e trajnerit në shumë raste ka bërë që ekipi të rrëshqasë dhe të humbë kreun e La Ligas në fare pak jave, madje duke përfunduar në vend të katërt.

Dhe sërish nga i njëjti burim, duket se Deko ka nisur të lëvizë për të gjetur një zëvendësues. Emri i tij është Hansi Flik, ish-trajneri i Bajernit, ai i tripletës së famshme, dhe i saposhkarkuar nga Gjermania. Bisedimet e para janë shtruar, por për të arritur deri te firmat e mundshme duhet ende gjëra që të ndodhin.