Aplikacion
Një skandal ka përfshirë ditën e sotme një reality show, që po zhvillohej në Kosovë, teksa një vajzë është ofenduar dhe dhunuar në transmetim të drejtpërdrejtë.
Ngjarja ka ndodhur në show-n televiziv “It’s my home”, i cili transmetohet në një televizion në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme, pas një debati të ashpër në këtë reality show, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor.
Pas dhunës, banorja nuk mbështet as nga gratë e tjera të pranishme, përkundrazi, një prej tyre e përkrahu dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”. E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thotë “S’kam ardhur unë të më rrahi këtu”.
Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që të kërkohet ndërhyrja e Policisë së Kosovës.
Reagim ka pasur dhe nga Komisioni i Pavarur i Mediave në Kosovë, i cili ka vendosur për ndërprerjen e transmetimit televiziv të show-t. Njoftimin për ndërprerjen e transmetimit në TV e ka dhënë pronari i televizionit “First Channel”, Valon Maloku me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Sipas vendimit të KPM-së programi reality show “It’s my home” ndërpritet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka konfirmuar Maloku.
Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për sulmin është proceduar penalisht dhe ndaj tij është hapur rast për kanosje dhe sulm.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore