Aplikacion
Mund të duket e habitshme por këngëtarja më e re në moshë Billie Eilish është duke shijuar një romancë.

Duke mos i rënë në sy paparacëve ajo që prej tetorit të 2021-shit, shihet me Matthew Tyler Vorce dhe thuhet se që prej asaj kohe dyshja janë “të pandarë”.
Ndonëse Eilish ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien e saj shumë private duke mos e konfirmuar për asnjë çast në mënyrë zyrtare, njerëzit janë kuriozë të dinë më shumë për të, të dashurin e saj!
Mattheë është aktor dhe gjithashtu drejton një podcast. Kur fillimisht nisi të përflitej për romancën me Billie e bëri profilin e tij të Instagramit privat, e ndërsa tani, që gjërat janë në tjetër nivel, iu kthye sërish Instagramit publik.
Ka zëra që thonë se ai është pjesë e dokumentarit të Eilish. Në një nga skenat, e “Billie Eilish: The World’s a Little Blurry”, Billie kthehet nga kamera dhe i drejtohet “dashurisë së saj të parë”. Të gjithë mendojnë se bëhet fjalë për Matthew./L.K
/Zoom.al