zoom

Aktualitet

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Dihet kush e ekzekutoi dhe sa para u paguan për vrasjen e Ervis Martinajt

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Dihet kush e ekzekutoi dhe sa para u paguan për vrasjen e Ervis Martinajt

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me fatin e Ervis Martinajt, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”. Sipas tij, tashmë ekzistojnë informacione konkrete mbi personat e përfshirë në eliminimin e bosit të lojërave të fatit.

Hoxha u shpreh se dihet jo vetëm autori i dyshuar i ekzekutimit, por edhe shuma që është paguar për kryerjen e vrasjes.

Sipas gazetarit, Ervis Martinaj ishte një personazh publik që nuk fshihej dhe kishte ndikim të madh në jetën sociale e mediatike. Ai frekuentonte ambiente nate dhe shoqërohej me figura të njohura të ekranit, politikës dhe botës së showbiz-it.

“Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…

Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: “Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton”. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vet. Këto informacione të japin, jo për luanin”, tha Artan Hoxha.

Postime të lidhura