zoom

Aktualitet

Arrestohet autori i grabitjes me armë në qendrën “Concord” në Tiranë

Arrestohet autori i grabitjes me armë në qendrën “Concord” në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar personin e dyshuar si autor të grabitjes së armatosur që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord”, në zonën e “5 Majit”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur autori ka hyrë në ambientet e Exchange-it dhe, duke kërcënuar me armë zjarri, ka marrë një shumë parash rreth 1.2 milionë lekë të vjetra.

Pas grabitjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur një motor. Policia nisi menjëherë kërkimet dhe, pas identifikimit të të dyshuarit, bëri të mundur arrestimin e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura