zoom

Aktualitet

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur 42-vjeçari vjedh 3 milionë lekë në qendrën tregtare

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur 42-vjeçari vjedh 3 milionë lekë në qendrën tregtare

Publikohen pamjet e grabitjes në qendrën tregtare “Concord” në Tiranë.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, autori, 42-vjeçari me inicialet L. M. futet i maskuar në pikën e këmbimit valutor dhe me armë në dorë, kërcënon punonjëset që t’i japin lekët.

Policia e Tiranës arrestoi autorin e grabitjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, kur autori hyri në ambientet e Exchange-it dhe, duke kërcënuar me armë zjarri, mori një shumë parash rreth 3 milionë lekë të vjetra.

Pas grabitjes, ai u largua nga vendi i ngjarjes duke përdorur një motor.

Policia nisi menjëherë kërkimet dhe, pas identifikimit të të dyshuarit, bëri të mundur arrestimin e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura