Aplikacion
Një pikë e këmbimit valutor brenda qendrës tregtare “Concord Center” në Tiranë është grabitur me armë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e 5 Majit paraditen e sotme, ku grabitësi ka hyrë brenda exchange.
Ai ka marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës dhe është larguar me vrap.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë.
“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, informon policia.
Blutë kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth, ndërsa po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.