zoom

Të gjitha

Një shqiptare tani është një yll i fimave turk

Një shqiptare tani është një yll i fimave turk

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, ka disa kohë që është bërë pjesë e kinematografisë turke. Ajo ka fituar disa role në filma dhe seriale atje, duke u bërë një personazh i dashur i ekranit për popullin turk.

Mirëpo pavarësisht faktit se jeton shumicën e kohës në Turqi, Arbnora thotë se nuk ka hasur në ndonjë turk që të mund t’i ketë fituar zemrën.

Në një bisedë për emisionin “Rudina” në TV Klan, ajo u ngacmua nga gazetarja Rudina Magjistari me pyetjen, se mos i kishte ndodhur në një moment që ndonjë mashkull nga Turqia t’i kishte lënë përshtypje.

“Të them të drejtën, unë përveç punës, zemra më ka mbetur ende këtej nga Kosova. Nuk e kam parë askënd me atë sy, jam shumë e fokusuar në punë dhe ndoshta pjesa e karrierës më është dashur të punoj fort që të pëlqehet karakteri im dhe ta tregoj veten, ndaj jam rehat”, tha Arbnora Ademaj. Ajo shtoi se në kinematografinë turke ka plot aktorë që me prejardhje të largët janë shqiptarë./L.K

/Zoom.al