zoom

Aktualitet

Apartamente të kthyera në baza prostitucioni, arrestohen dy të huaja në Tiranë

Apartamente të kthyera në baza prostitucioni, arrestohen dy të huaja në Tiranë

Policia në Tiranë ka zbuluar dy raste të ushtrimit të prostitucionit në ambiente të marra me qira, duke vënë në pranga dy shtetase të huaja.

Sipas autoriteteve, një 33-vjeçare nga Vietnami dhe një 43-vjeçare nga Kina kishin përshtatur apartamente në zona të ndryshme të qytetit për këtë aktivitet të paligjshëm. Njëra prej tyre operonte në rrugën “Mine Peza”, ndërsa tjetra në zonën e Rrugës së Durrësit.

Operacionet policore, të koduara “Network” dhe “Foleja 7”, u zhvilluan nga strukturat kundër trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me Komisariatin nr. 3. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan shuma parash dhe disa telefona celularë, që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit.

Në vijim të hetimeve, një person tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari e kundërligjshme./ Zoom.al

Postime të lidhura