zoom

Të gjitha

Akuza për trajtime estetike në San Marino, Kryemadhi: Jam kuruar për zemrën dhe kancerin

Akuza për trajtime estetike në San Marino, Kryemadhi: Jam kuruar për zemrën dhe kancerin

Deputetja Monika Kryemadhi ka mohuar akuzën e çuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, për 280 mijë euro shpenzime për trajtime estetike në një klinikë në San Marino.

Kryemadhi tha se Swifti i llogarisë bankare që paraqet avokati i përket një servisi në Romë, ndërsa ajo vetë pohoi se ka shkuar në klinika jashtë, por për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës.

Pjesë nga biseda në Opinion

Kryemadhi: Zoti Fevziu, ju jeni çun Tirone dhe të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë.
Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.

A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.

Fevziu: Ju nuk qenë në atë klinikë?

Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë…

Fevziu: Në datën që flitet?

Absolutisht! Është përdorur swifti  i një servisi në Romë. Sëifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër.