Aplikacion
Kreu i KOKSH, Fidel Ylli deklaroi në një emision tha se shumë ministra e deputetë preferojnë që bastet sportive të funksionojnë ilegalisht dhe nuk duan t’i ligjërojnë ato.
“Deputetët e ministrat luajnë aty paratë e fituara nëpërmjet korrupsionit. Ata nuk duan që t’u dalë fytyra në celular siç e parashikon skema e re e funksionimit të basteve online, që mori dritën jeshile nga qeveria”, tha Ylli.
Kreu i KOKSH refuzoi të tregonte emra por këmbënguli se shumë prej tyre janë pjesë e këtij tregu që ka operuar prej kohësh ilegalisht.
Mori dokumentin “sekret” dhe u largua me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi