zoom

Lajme

Akuza e Berishës: Artan Lame u shkarkua pasi publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Akuza e Berishës: Artan Lame u shkarkua pasi publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-drejtuesi i ndjerë i ASHK-së, Artan Lame, është shkarkuar pas zhvillimeve të lidhura me publikimin e hartës së tokave në zonën e Vunoit, duke e lidhur këtë me çështje pronash dhe interesash në bregdet.

“Artan Lame u shkarkua në mars të vitit 2023 vetëm pak ditë pas publikimeve që lidhen me hartën e tokave të Vunoit,” është shprehur Berisha, duke shtuar: “Kjo tërboi kreun e Meduzës, Edi Ramën.”

Berisha ka vijuar më tej duke pretenduar se prona të përfshira në këtë çështje kanë qenë të bllokuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) për mungesë dokumentacioni.

Sipas tij, nga dokumentet rezulton se toka ka qenë e bllokuar pasi nuk ka pasur shitës dhe mungonin kontratat e nevojshme ligjore.

“Toka nuk ka shitës. Nuk ka,” është shprehur ai, duke shtuar: “Ky është narko-shteti i Edi Ramës.”

Berisha ka pretenduar gjithashtu se Isa Aliu ka kërkuar në fund të vitit 2024 heqjen e kufizimeve të vendosura nga ASHK për pronën në fjalë.

“ASHK e ka bllokuar sepse nuk ka shitës dhe këtë Isa Aliu alias Isa Rama e kërkon heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024,” ka deklaruar ai.

Deklarata e Berishës:

Nga dokumentet rezulton se prona ishte bllokuar nga ASHK për mungesë dokumentacioni si raporti i vlerësimit dhe kontratat e shitjes.
Dhe për tre vite nga blerja, rezulton e tillë.

Për t’ua thjeshtuar pak që në fillim, se nuk mund ta imagjinoni.

Toka nuk ka shitës.
Nuk ka.

Unë e kuptoj se si ka mundësi, në republikën e kolonel Buendias të Gabriel Markez funksionon vetëm fantazia.
Toka nuk ka shitës pra.

Ky është narko-shteti i Edi Ramës.

Por Isa Aliu është kujtuar të çojë një kërkesë në ASHK për heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.

Pra, ASHK e ka bllokuar sepse nuk ka shitës dhe këtë Isa Aliu alias Isa Rama e kërkon heqjen e kufizimeve në fund të vitit 2024.

Ndërkohë, i ndjeri Artan Lame u shkarkua në mars të vitit 2023 vetëm pesë ditë pasi publikoi në Klan News hartën e tokave të Vunoit.

Kjo tërboi kreun e Meduzës, pronarin fiktiv fals Edi Rama.

Dhe e shkarkoi.
Pse? Se publikoi hartën.

Armand, tani kërkoj pak ndihmën tënde që t’ua shpjegosh hartën.

Sali Berisha: “Armand, tani të kërkoj pak ndihmën tënde t’ia shpjegosh.”

Armand Maho: “Këtu është harta e Vunoit. Ne e kemi bërë publike që në vitin e kaluar në mars.”

Armand Maho: “Toka që pretendohet ndodhet këtu. Hoteli Zigzag.”

Sali Berisha: “Po, hoteli Zigzag është aty.”

Armand Maho: “Ngjitur me këtë, po ta vini re mirë, është prona 3/613. Ndërkohë blloku i pronave ku do të ngrihet hoteli është 3/614, 3/615 dhe 3/616. Pra janë tre blloqe pronash që bëjnë 15 mijë metra katrorë, që i përkasin, jo këtyre numrave që janë deklaruar në certifikatë pronësie, po këtij numrit këtu, 3/552, e cila sipas tyre është lënë tokë publike.”

Sali Berisha: “Pa pronar!”

Armand Maho: “Pra, informacionet tona është që Rama e ka tokën këtu. Vetë domethënë ka folur për majën e Kolekës. Ja ku është gryka. Ktheje dhe një herë te harta.”

Sali Berisha: “Koleka që s’kanë asnjë lidhje me Kolekën e tij.”

Armand Maho: “Ja ku është gryka dhe maja e Kolekëve është këtu. Pra është në të njëjtën zonë, në të njëjtën parcelë, me të cilën ata kanë përfituar tokën. Dhe thotë vendimi thotë, bishti i Vishës së Vogël. Bishti i Vishës së Vogël i bie këtu. Po deri këtu, nga ky këtu, deri këtu e kap bashkia Himarë. Pastaj këtej vazhdon njësia administrative Vuno.”

Postime të lidhura