zoom

Stil

Aktori Tom Cruise ndahet nga e dashura ruse dhe gjen të radhës…

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u lidhën. Shkaku i ndarjes thuhet se ishte “papajtueshmëria romantike”.

Sipas një raporti të Us Weekly, ylli i Hollivudit dhe bukuroshja ruse nuk po përshtateshin dhe vendosën t’i japin fund romancës së tyre jetëshkurtër.

Dyshja u pa së bashku në një festë në sheshin Grosvenor të Londrës vitin e kaluar në dhjetor. Një burim më vonë zbuloi se Cruise dhe Khayrova kishin qenë në lidhje prej disa kohësh.

Duke ndarë detajet e ndarjes së tyre, një burim i afërt me situatën zbuloi: “Ata nuk po përshtateshin dhe e kuptuan se nuk ishin të pajtueshëm romantikisht”.

Burimi pohoi se Khayrova ishte ajo që vendosi të ndahej nga aktori, duke vënë në dukje se dyshja ka ende marrëdhënie miqësore.

Ndërkohë, një raport nga In Touch Weekly sugjeroi se Cruise e ka gjetur tashmë zëvendësuesen e Khayrova-n në filmin e tij “Top Gun” dhe ajo është Monica Barbaro. /ZOOM.AL/