zoom

Lajme

Françeska zbulon lidhjen e jashtme midis Heidit dhe Julit: I ke dhënë fjalën…

Françeska Murati ka treguar një lidhje të jashtme të Jul Dedës me Heidi Baçin.

Sipas modeles, Deda është shok me babain e Heidi Baçit jashtë shtëpisë, sepse te dy janë nga Shkodra.

Gjatë një bisede me aktorin, Françi i tha Julit se para të hynte në “BBV”, ai është takuar me babain e banores, ndërsa aktori i ka dhënë fjalën Gentit, babait që do të kujdeset për Heidin.

Sipas Françeskës kjo është arsyeja që Juli e ka mbrojtur Heidin që ditën e parë në këtë reality shoë, megjithëse një gjë e tillë u mohua nga ana e banorit.

Në një moment mes bisedës ndërhyn Heidin e cila duke u tallur me Françeskën tha që ajo dhe Juli njihen nga jashtë dhe ky i fundit ka ngrënë disa herë dreka e darka te shtëpia e saj në Itali.

“A e sheh se ju zbulova”– tha modelja.

“Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën”, u shpreh aktori duke u tallur me Françeskën.

Biseda:

Françeska: Ti e ke shok babain e Heidit!

Juli: Jo nuk e njoh fare! Po mir e kam shok, çfarë problemi ka?

Françeska: Prandaj e mbron ti Heidin se i ke dhënë fjalën babait të saj para se të futesh në këtë shtëpi që ti do të kujdesesh për Heidin

Juli: A e thua seriozisht këtë apo po tallesh?

Françeska: Po seriozisht.

Juli: Uaaa

Françeska: Jo me mua Juli se unë i zbuloj të gjitha gjërat. Ti e ke shok babain e Heidit. Te dy jeni shkodran dhe ti kur e more vesh që Heidi do u fuste në “Big Brother” keni kontaktuar me njëri-tjetrin

Juli: Me kë moj?!

Françeska: Ai të ka thënë ty kujdes vajzën dhe ti ke thënë patjetër. Prandaj ti e mban afër atë vajzë që ditën e parë

Juli: Me kë kam kontaktuar?

Franceska: Juli të kam zbuluar

Heidi: Është akoma ajo teoria që Juli njeh babain tim?

Françeska: Po, pranoje Heidi

Heidi: Tani Jul ta themi se…

Jui: Jo prit edhe pak ta zbulojë

Heidi: Po njihemi

Françeska: A e sheh se ju zbulova

Juli: Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën

Heidi: Ti ke ngrënë dreka e darka te shtëpia ime në Itali.