zoom

Bota

Historia e pabesueshme! Fqinji e mbajti peng për 26 vite në bodrum, gjendet pas postimit në rrjet

Një burrë, i cili u rrëmbye në vitin 1998 në moshën 19-vjeçare, është rigjetur pas shumë se 26 vitesh. Mësohet përgjatë gjithë kësaj kohe ai ka qëndruar në një bodrum, vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes së tij.

Omar Bin Omran është mbajtur në një hapësirë ​​të nëndheshme, nën stallën e rrëmbyesit të tij. Algjeriani është mbajtur në bodrum i fshehur për 26 vite dhe u rrëmbye teksa po shkonte për në shkollë. Vendi ku qëndroi Omar u zbulua pas një postimi në rrjetet sociale të vëllait të rrëmbyesit, i cili e nxorri zbuluar për shkak të mosmarrëveshjeve të trashëgimisë që kishin me njëri-tjetrin.

Në prangat e policisë ka rënë një 61-vjeçar, si autori i dyshuar i ngjarjes. Postimi në rrjetet sociale informoi familjen e Omar mbi vendndodhjen e tij dhe më pas këta të fundit shkuan në banesën e rrëmbyesit në kërkim të djalit të tyre, duke e gjetur në bodrumin nën stallë. Omari u mbajt në robëri nga një burrë që jetonte vetëm dhe punonte si nëpunës civil. Ai shihej shpesh duke blerë ushqime për dy persona.

Pas lirimit, Omar u dërgua në spital ku iu nënshtrua analizave, ndërsa fqinji i tij 61-vjeçar i arrestuar pritet të dalë në gjykatë për krimin e tij të rëndë. Përveç rrëmbimit, 61-vjeçari i arrestuar akuzohet edhe për vrasjen e një qeni që ishte me Omar në momentin kur ai u zhduk. Kafsha shtëpiake kishte qëndruar një muaj përreth shtëpisë së rrëmbyesit pas ngjarjes.

Familja e tij besonte se Omar kishte vdekur gjatë luftës civile në Algjeri në 90të. Por vetëm nëna e tij, e cila ndërroi jetë në vitin 2013, pohonte se djali i saj ishte gjallë. Ajo mësohet të ketë thënë pak para se të vdiste “ju lutem mos ndaloni së kërkuari Omarin. Jam i sigurt se ai është ende gjallë”.

Omran u tha të afërmve pas lirimit të tij se ai ndonjëherë i shihte ata duke ecur pranë bodrumit ku ishte burgosur përmes një dritareje të vogël, por nuk mund të fliste me ta apo t’u telefononte, sepse, siç raportohet ai, ishte nën ndikimin e disa “magjive” edhe pse besohet se dobësia e tij është për shkak të gjendjes së keqe psikologjike në të cilën ndodhej gjithë këto vite. /ZOOM.AL/