zoom

Lajme

“Nëna u hodh me fëmijët në lumë”, Egla nxjerr bllof produksionin. Flet për tragjedinë në Shkodër

Një video e Eglës brenda Big Brother VIP, po bën xhiron e rrjetit dhe ka ngritur dyshime për produksionin.

Egla në një bisedë me Julin komenton ngjarjen e rëndë të vetëflijimit në lumin Buna të nënës me tre fëmijët, rasti i Alma Arrazit që tronditi të gjithë Shqipërinë.

Sipas rregullave të formatit, askush nga banorët e BBVA nuk mund të informohet mbi ngjarjet e jashtme, por mesa duket nuk është rasti i aktores Ceno.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj. Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit.