zoom

Aktualitet

Baton Haxhiu paralajmëron Veliajn: Ki kujdes nga njerëzit e tu të afërt dhe telefonat!

Analisti Baton Haxhiu paralajmëroi kryebashkiakun Erion Veliaj për njerëzit e afërt të tij, duke shtuar se sjellja e tij tregon se shumë shpejt do të kemi goditje ndaj korrupsionit.

Pas përplasjes së regjistruar mes tyre kur kryebashkiaku i Tiranës u pyet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Baton Haxhiu vijoi sulmet ndaj Veliajt edhe këtë të enjte, duke e quajtur një njeri të shkolluar që ka shkarë.

“Të ketë kujdes për njerëzit e afërt të tij të mos i mbajnë telefonat sepse vazhdon i cenohet integriteti si kryetar i bashkisë.

Është dashur të jetë më i kujdesshëm për arsye se pasojat për të janë pasoja edhe për të tjerët. E dyta, doja të thoja që Erion Veliaj është ekzemplar. Ose më mirë të themi që PS ka vendosur disa kritere për luftën ndaj korrupsionit brenda vetes së saj dhe një nga kriteret ka qenë femrat më pak të korruptuara dhe të shkolluarit më pak të korruptuar.

Te kjo e dyta Veliaj ka treguar se është i pakujdesshëm, që mandatin e njerëzve të shkolluar jashtë e kanë tradhtuar njerëzit e tij. Ky është ndoshta fati i tij i keq, drejtorët e tij janë në burg. Kjo shkarje serioze e njerëzve të shkolluar që i ka mirëpritur ky vend tregon se një gjë serioze duhet të ndodhë në të ardhmen”, tha Baton Haxhiu në “Opinion”.