zoom

Lajme

Aksidentohet me makinë boksieri britanik Anthony Joshua, raportohet për dy viktima

Aksidentohet me makinë boksieri britanik Anthony Joshua, raportohet për dy viktima

Autoritetet nigeriane kanë informuar se boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua është përfshirë në një aksident me makinë në autostradën Ogun-Lagos.

36-vjeçari raportohet se ka pasur lëndime të lehta, por është “mirë”.

Ndërkohë sipas mediave lokale dy persona kanë vdekur në aksident.

Foto të boksierit të peshave të rënda të ulur pa bluzë në sendiljen e pasme të makinës, i rrethuar nga xhama të thyer, janë postuar në internet.

Automjeti ku Joshua udhëtonte u përplas me një kamion.

Postime të lidhura