zoom

Aktualitet

Aksident zinxhir të Rruga e Arbrit, borëpastruesja merr para tre automjete

Aksident zinxhir të Rruga e Arbrit, borëpastruesja merr para tre automjete

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit, ku një mjet borëpastrues është përplasur me 3 automjete.

Sipas informacioneve paraprake, teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit, në anën e Klosit, mjeti borëpastrues ka goditur një automjet tip “Volkswagen” që po lëvizte në drejtim të Tiranës.

Si pasojë e përplasjes, ky automjet është përfshirë më pas në një aksident zinxhir me dy mjete të tjera.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i automjetit “Volkswagen” është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura