zoom

Aktualitet

Reshjet e dëborës bllokojnë Qafën e Llogorasë, ja rruga ku lejohet qarkullimi

Reshjet e dëborës bllokojnë Qafën e Llogorasë, ja rruga ku lejohet qarkullimi

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogorasë është ndërprerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Reshjet e dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë sjellë krijimin e ngricave në rrugë, duke e bërë të pamundur dhe të rrezikshme lëvizjen në këtë segment.

Policia ka vendosur efektivë në zonë dhe ka ndaluar kalimin e mjeteve, si masë parandaluese për sigurinë e drejtuesve të automjeteve.

Autoritetet bëjnë me dije se vendimi është marrë për shkak të rrezikut të shtuar nga rrëshqitja në rrugë dhe kushtet e paqëndrueshme të motit.

Aktualisht, lëvizja e automjeteve drejt Himarës dhe në drejtim të kundërt kryhet vetëm përmes tunelit të Llogorasë, i cili mbetet i hapur për qarkullim.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e policisë./ Zoom.al

Postime të lidhura