zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë/ I riu përplas 5 makina

Aksident i rëndë në Vlorë/ I riu përplas 5 makina

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Vlorës, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në segmentin rrugor që lidh këtë zonë me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur radhazi me pesë automjete të tjera, duke shkaktuar një aksident zinxhir dhe panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme në të gjitha automjetet e përfshira në aksident. Mjetet u dëmtuan kryesisht në pjesën e përparme dhe anësore, duke sjellë edhe vështirësi të përkohshme në qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e shkaqeve, ku dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara./ Zoom.al

Postime të lidhura