Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së Rubikut.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur mes tyre në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Si rezultat i aksidentit, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa të paktën katër të tjerë janë plagosur rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./ Zoom.al




