Aplikacion
Një aksident zinxhir është regjistruar në Gjirokastër, në zonën e njohur si Folesha, ku një kamion i përdorur për transport materialesh ndërtimi ka përplasur disa automjete.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti, i cili po transportonte rërë për punime në rrugë, ka pësuar një problem teknik në sistemin e frenimit.
Si pasojë, drejtuesi nuk ka arritur të kontrollojë shpejtësinë dhe mjeti ka vijuar lëvizjen duke goditur automjetet që ndodheshin përgjatë rrugës.
Fillimisht, kamioni ka përplasur disa makina të parkuara, ndërsa më pas është përfshirë edhe në një përplasje me një automjet tip “Benz”, i cili po manovronte në kthesë në momentin e ngjarjes.
Nga aksidenti janë raportuar dy persona të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përplasja ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale në disa mjete./ Zoom.al