Aplikacion
Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.
Sipas informacioneve, numri i viktimave si pasojë e aksidentit ka shkuar në dy, ndërsa katër persona të tjerë raportohen se janë të plagosur. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.
Deri në këtë moment dihet që në aksident janë përfashirë tre makina dhe përplasja ka rezultuar fatale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit tragjik./ Zoom.al

