Aplikacion
Identifikohen dy personat që humbën jetën tragjikisht pasditen e sotme në një aksident rrugor në Rubik, në Rrugën e Kombit.
Burime konfirmojnë se si pasojë e përplasjes së makinave kanë mbetur viktimë Franush Palaj, 57 vjeç dhe Nikoll Prenga, 61 vjeç.
“Automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.), njoftoi policia.
Njëri prej tyre ishte shofer në një prej makinave të përfshira në aksident, ndërsa tjetri pasagjer.
Ndërkohë, nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë edhe shoferi i një makine tjetër, së bashku me katër pasagjerë.
Për shkak të plagëve të rënda, ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë./ Zoom.al