zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Elbasan-Librazhd, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Aksident tragjik në Elbasan-Librazhd, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin nacional që lidh Librazhd me Elbasan, konkretisht në zonën e Xibrakës.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, në aksident kanë qenë të përfshira të paktën katër makina. Si pasojë e goditjes së fortë, të paktën një person ka humbur jetën dhe gjashtl të tjerë janë plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është një shtetas i huaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura