Aplikacion
Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin tragjik të shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
Sipas policisë, viktimë ka mbetur një shtetas kinez, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet i drejtuar nga 33-vjeçari me origjinë kineze, i identifikuar me inicialet T. H., është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M., 26 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit me shtetësi kineze, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Gjithashtu, nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në dy automjetet e përfshira. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet nga mjekët.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e rëndë./ Zoom.al