Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në segmentin Fier–Seman, pranë zonës së Fermë-Çlirimit.
Sipas të dhënave të para, një automjet është përplasur me një biçikletë në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e goditjes së fortë, ka humbur jetën në vend drejtuesi i biçikletës, një burrë rreth 65 vjeç.
Pas përplasjes, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa ekspertët po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes si edhe për të identifikuar viktimën./ Zoom.al


