zoom

Aktualitet

Përgjaken rrugët e vendit! Përplasen dy automjete, ndërron jetë njëri nga drejtuesit

Përgjaken rrugët e vendit! Përplasen dy automjete, ndërron jetë njëri nga drejtuesit

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend, duke shtuar bilancin e ngjarjeve të rënda në rrugët e vendit. Ngjarja është regjistruar në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi automjetesh, ku dy mjete janë përplasur me pasoja fatale.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen Caddy”. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të “Benz”-it.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ky është vetëm një nga disa aksidentet e rënda të regjistruara gjatë ditës së sotme. Një tjetër ngjarje tragjike ndodhi në superstradën Fushë-Krujë–Milot, në afërsi të Thumanës, ku një automjet tip “Mercedes” u përplas me një “Passat”. Si pasojë, një grua që udhëtonte si pasagjere humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë./ Zoom.al

Postime të lidhura