Aplikacion
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Një person ka gjetur vdekjen pranë Komisariatit Nr.6 në kryeqytet, teksa po udhëtonte me motor.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi, Ylmi Dedja, 61 vjec.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes që çoi në vdekjen e 61-vjeçarit.


