Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e sotme në autostradën Fier–Lushnje, pranë zonës së njohur si “Pushimi i shoferit”.
Në aksident u përfshinë 5 automjete, mes tyre edhe një autobot që transportonte çimento.
Nga përplasja raportohet se kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Lushnjes.
Ata raportohen në gjendje të qëndrueshme për jetën, ndërsa aksidenti ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./ Zoom.al




