Aplikacion
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier–Levan, pranë vendit të njohur si “Kthesa e Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Zoom.al


