zoom

Aktualitet

Përplasen 3 makina në Lezhë-Fushë Milot, një nga shoferët në gjendje të rëndë

Përplasen 3 makina në Lezhë-Fushë Milot, një nga shoferët në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor u shënua në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot.

Sipas policisë, rreth orës 04:00, tre makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë, një nga shoferët mbeti i plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po hetohen nga policia./ Zoom.al

Postime të lidhura