zoom

Të gjitha

Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina përplaset me motorin, humb jetën biznesmeni 28-vjeçar

Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina përplaset me motorin, humb jetën biznesmeni 28-vjeçar

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Iraklio, Greqi.

Mediat vendase raportojnë se i riu ishte duke drejtuar një motoçikletë, por në një moment ka humbur kontrollin e saj dhe është përplasur me një makinë me qira që transportonte turistë.

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat e EKAB-it, të cilët kanë marrë drejtuesin e makinës pa ndjenja dhe dy pasagjerët e makinës, të cilët mësohet se nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Më pas u raportua se i riu kishte ndërruar jetë në vend.

Pas identifikimit, mësohet se viktima ishte një biznesmen që ishte mjaft i njohur në ishull.

Aksident i frikshëm në Greqi/ Makina përplaset me motorin, humbAksident i frikshëm në Greqi/ Makina përplaset me motorin, humbAksident i frikshëm në Greqi/ Makina përplaset me motorin, humb