zoom

Të gjitha

“Zbuloi emrin e fëmijës…”?!/ Dojna Mema sqaron gjithçka

Ndërsa është në muajt e fundit të shtatzënisë, moderatorja Dojna Mema nuk heziton të ndajë me ndjekësit detaje për pritjen e ëmbël.

Megjithatë, një detaj që ajo nuk kishte ndarë me ndjekësit ishte emri i fëmijës. Përmes disa postimeve në Instagram ajo tregoi progresin e shtatzanisë nëpërmjet një aplikacioni që regjistron javët dhe muajt.

Por ndjekësit detajistë vunë re se në program është i vendosur emri Dela. Menjëherë moderatorja ka marrë mesazhe ku ndjekësit e pyesin nëse është ky emri që kanë vendosur për foshnjën e saj. Dojna ndau një nga mesazhet që ka marrë në llogarinë e saj, ku një ndjekëse e pyet për emrin.

“Në fakt është emri që më thërriste motra ime kur ishte e vogël se nuk e shqiptonte dot Dojna. Është më shumë një nofkë që më kthen në fëmijëri.”- tha ajo duke sqaruar kështu të vërtetën.

Dojna dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël./L.K

/Zoom.al