Aplikacion
Që në ditët e para të konfliktit Rusi-Ukrainë David Beckham iu përvesh punës për t’u dhënë një dorë njerëzve të prekur nga pushtimi rus, duke postuar foto e video në llogarinë e tij të “Instagram”-it, i cili ka 71 milionë ndjekës.
Ai ka nisur një mbledhje fondesh përmes fondacionit të tij për “Unicef”-in. Qëllimi i këtij fondacioni është të sigurojë mbështetje të menjëhershme për fëmijët dhe familjet e përfshira në luftë, duke filluar nga miliona dollarë që ai vetë, së bashku me gruan e tij stiliste Victoria, dhuruan nga xhepi i tyre për ukrainasit.
Ky ishte vetëm hapi i parë drejt mbështetjes konkrete për familjet e prekura nga bombardimet, e ndjekur më pas nga një nismë e dytë, akoma më e admirueshme: ish-futbollisti i dha akses në llogarinë e tij të “Instagram”-it mjekes ukrainase Iryna Kondratova, në mënyrë që ajo të tregojë drejtpërdrejtë kushtet në të cilat ata ndodhen, pa filtra dhe në liri të plotë.
https://www.youtube.com/watch?v=_IkaxXjzm9M
Dhe kështu, Dr. Iryna ka filluar të postoj në “Instastory”-n e Beckham, ku tregon se në çfarë kushtesh ajo dhe stafi i spitalit detyrohen të operojnë. Ajo tregon nënat, gratë shtatzëna dhe foshnjat në bodrum, ku “kujdesi intensiv” për të vegjlit kombinohet me burimet e pakta në dispozicion. Imazhet janë befasuese. Shihen kushtet e repartit dhe lodhja në sytë e atyre që pa humbur shpresën.
Nga Leonardo DiCaprio dhuroi 10 milionë dollarë deri tek çifti Ashton Kutcher dhe Mila Kunis të cilët arritën të mblidhnin 30 milion dollarë. E njëjta gjë është bërë edhe nga markat e modës, stilistët , grupet e mëdha të korporatave etj./L.K
/Zoom.al