zoom

Lajme

A i “trembet” lëvizjes së Salianjit? Berisha: Aktivitetet jashtë forumeve të PD-së, pa vlerë

A i “trembet” lëvizjes së Salianjit? Berisha: Aktivitetet jashtë forumeve të PD-së, pa vlerë

I pyetur për foltoret e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se është një lëvizje personale. Sipas tij, çdo aktivitet jashtë forumeve të PD-së është privat.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD-së nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në Partinë Demokratike. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD-së është privat. PD është parti me forume, është me struktura. Partia Demokratike ka nisur debatin dhe ky debat është i hapur. Çdo person, që për qëllime personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk ka lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë. Listat në PD nuk ishin më të mirat dhe ky sistem ka ardhur nga Edi Rama më 2021. Çdokush bën zgjedhjen e vet”, u shpreh Berisha.

Në fund, Berisha theksoi se Foltoret e Partisë Demokratike do të mbahen në të gjithë Shqipërinë.  

“PD do të protestojë në mbarë Shqipërinë. Unë Foltoren time e bëra, që të shpëtoj PD-në kontrollin e Partisë Demokratike nga Edi Rama. Bëra Foltoren, që të shpëtoj PD-në nga Rama. Unë jam model i dorëheqjes në Shqipëri. Kam dhënë dorëheqje si president, si kryeministër, kam dalë në opozitë dhe po luftoj në një mision”, deklaroi Berisha.

Postime të lidhura