Aplikacion
Sali Berisha e ka cilësuar agjendë personale foltoren e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Në një komunikim me mediat, Berisha nuk i kurseu kritikat ndaj Salianjit, ndërsa tha se struktura e PD-së në Durrës nuk iu përgjigj.
“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Është një anëtar Kryesie, i cili ka një agjendë personale dhe uroj që ta vazhdoj sa të ketë qejf. (Qesh kur pyetet nëse rrezikon) është anëtar i Kryesisë, i cili më parë nuk ka ngritur probleme në Kryesi. Ai do që të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. Deri sa ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë strikt private,”- tha ai.
As deputetët e tjerë të PD-së nuk i janë shmangur dot pyetjeve të gazetarëve për takimin e demokratit.
Pak para nisjes së seancës plenare, deputeti Tritan Shehu tha se nuk komenton zgjedhjet personale të çdo njeriu.
Sakaq, e njëjta pyetje i është bërë dhe Saimir Korreshit. “Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Unë kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani nuk e pres unë edhe njëherë,”- tha ai.
Po ashtu, Xhelal Mziu u shpreh se “çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”./ Zoom.al