zoom

Lajme

A do të futet PD në grevë urie? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

A do të futet PD në grevë urie? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator kur nis sesioni i ri parlamentar.

I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se greva e urisë nuk përjashtohet dhe se do bindë shqiptarët që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.

“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant.

Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë”-ishte përgjigja e Berishës.

Postime të lidhura